Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se të gjithë fëmijët që regjistrohen në çerdhe, kopshte dhe shkolla fillore duhet të pajisen me dëshmi vaksinimi, në përputhje me ligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse dhe udhëzimet administrative të MAShTI-t dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas IKShPK-së, kjo masë synon të mbrojë shëndetin e fëmijëve dhe të komunitetit shkollor, duke parandaluar përhapjen e sëmundjeve ngjitëse dhe duke garantuar një mjedis të sigurt arsimor.
Instituti thotë se prindërit që kanë paqartësi ose pyetje mund të drejtohen në Qendrën më të afërt të Mjekësisë Familjare për ndihmë dhe këshillim.
IKShPK thekson se mbrojtja e shëndetit të fëmijëve është përgjegjësi e përbashkët e gjithë shoqërisë.