Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit është shënuar 1 rast i vdekjes, raporton Gazeta “Enigma”.
Nga 1.608 testime, 83 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Po ashtu janë dhënë 565 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.814.005 doza të vaksinës.
Në total numri i rasteve aktive është 1.597. / Gazeta Enigma.
IKSHPK publikon raportin e fundit të rasteve me COVID-19
