Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, në mënyrë që të mos ketë masa rigoroze në vjeshtë, raporton Gazeta Enigma.
IKSHPK thekson se me vaksinim do të kalohet vala e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.
“Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.Vaksinohuni tash për të mos marrë masa rigoroze në vjeshtë! Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima”, thuhet në njoftim.