Iku me fëmijët, pas dy javësh gruaja nga Gjakova kthehet në shtëpi

Iku me fëmijët, pas dy javësh gruaja nga Gjakova kthehet në shtëpi

Nga data 27 mars i këtij viti është raportuar se një grua nga Gjakova ka marrë dy fëmijët e saj dhe është larguar nga shtëpia, por pas dy jave është rikthyer vetë në shtëpi.


Pas më shumë se dy jave po ua hap dyert e shtëpisë prapë.

Kështu Krasniqi, gjyshi i dy fëmijëve të raportuar të zhdukur nga data 27 mars, po i mirëpret në shtëpi.

Rastin në policinë e Gjakovës e kishte raportuar babai i fëmijëve, ku bashkë me ta e zhdukur ishte edhe nëna.

E detajet rreth gjithe ngjarjes i tregon gjyshi i tyre.

Televizioni ka biseduar edhe me nënën e fëmijëve, e cila edhe pse nuk pranoi të flasë para kamerave, tha se nuk ka pasur asnjëherë probleme në familje dhe arsyeja që ka ikur ishte me vetë dëshirë.

Sipas policisë së Gjakovës, gruaja me dy fëmijët e saj janë kthyer vetë në shtëpi. 

Related Articles