Ilir Daja flet pas fitores: Këta djemë nuk dorëzohen kurrë

Ilir Daja flet pas fitores: Këta djemë nuk dorëzohen kurrë

Skuadra e Ballkanit ka marrë një fitore të madhe në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Ludogoretsit.

Ballkani ka fituar ndaj Ludogorets me rezultatin 2-0, në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Daja pas ndeshjes u shpreh shumë i lumtur me fitoren dhe me paraqitjen e ekipit.

“Urime Suhareka, urime Ballkani, urime Kosova. Kemi bërë një pjesë të parë perfekte, me sa mbaj mend skuadra kundërshtare nuk kishte asnjë shans. Kemi luajtur shumë mirë. Natyrshëm se me pesë ndërrimet ramë pak fizikisht, por këta djemë nuk dorëzohen kurrë, kanë një karakter të madh. Nuk është e paktë që në 70% të lojës të jesh mbi kundërshtarin”, tha fillimisht Daja për SuperSport Kosova.

Related Articles