Janë mbyllur tri ndeshjet e sotme përmbyllëse të javës së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Drenica dhe Ballkani kanë ndarë pikët në takimin e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. 1:1 ishte rezultati final i takimit pas 90 minutave lojë.
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka folur për incidentin në minutat e fundit të takimit, shkruan Gazeta Enigma.
“Falënderojë presidenten e klubit të Drenicës për mirënjohjen që na dedikoi presidentit, mua dhe drejtorit të klubit. Ambienti ishte i mirë, por në një moment një nga stafi kundërshtar bëri një veprim që nuk na takon ne trajnerëve. E preku lojtarin, që nuk na lejohet. Ishte rast i izoluar”, ka theksuar Daja pas ndeshjes.
“Muskujt i kemi të rënduar pasi intensiteti i ndeshjeve në Evropë është më i lartë. E dinim se një moment do të vinte rënia. Sot e bëm freskimin e ekipit. Me freskinë që patëm mbajtëm kundërshtarin në fushën e vet. Nuk ia heq meritën Drenicës për atë që bëri, por lojtarëve të mi nuk kam çka t’iu kërkoj më tepër. Prodhojmë lojë, raste dhe pjesa e vetme që mund të përmirësojmë është realizimi. Një ambient të bukur të prishet për një incident të izoluar nuk ia vlen”, ka theksuar trajneri.
/Gazeta Enigma/