Ilir Peci është betuar si kryetar i ri i Komunës së Zveçanit. Me 19 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, është votuar ai.
Përveç kryetarit Peci, në këtë seancë janë betuar edhe asamblistët e kësaj komune.
Peci gjatë betimit të tij në Zveçan tha se do të t’i ushtrojë kompetencat si kryetar komune me nderë, besnikëri dhe në mënyrë të paanshme.
Tutje ai premtoi se do t’i sigurojë qytetarëve kushte për një jetë të qetë në Zveçan.
“Fillimisht do t’i kryej detyrat e mija dhe do t’i ushtroj kompetencat si kryetar komune së Zveçanit në nder, besnikëri, në mënyrë të paanshme, në ndërgjegjje dhe në pajtim me ligjin në mënyrë që t’i sigurojmë kushte për një jetë të qetë”, deklaroi Peci.