Kandidati për kryetar të Gjilanit, Ilir Poroshtica raportohet se është tërhqur nga gara, raporton Gazeta Enigma.
Ai e ka konfirmuar për Enigmën largimin e tij nga gara.
Ai ka thënë se vendimi vjen pas “shumë reflektimesh dhe përgjegjësie qytetare”, duke e cilësuar tërheqjen si arsye personale.
“Pas shumë reflektimesh dhe përgjegjësie qytetare, për arsye personale, tërhiqem nga kandidatura për Kryetar të Komunës së Gjilanit. Falënderoj çdo qytetar që më mbështeti. Si pjesëmarrja në garë, si heqja dorë, janë akt i vetëpërcaktimit”, ka shkruar Poroshtica në Facebook.
Ai gjithashtu bëri të ditur se, përveç dorëheqjes nga gara, ka dhënë dorëheqje edhe nga anëtarësia në GUXO dhe nga çdo pozicion partiak.
“Pavarësisht largimit të shpejtë nga gara, dorëheqjes nga anëtarësia dhe çdo pozicion partiak, do të vazhdoj të kontribuoj në shoqëri, siç kam bërë vazhdimisht. Me shumë keqardhje për votuesit”, theksoi ai.