Iljasa Fazliu është kthyer në kryetemë gjatë ditës së sotme. Kjo pasi është publikuar një incizim që tregohej sjellja e tij si logoped ndaj një 5-vjeçareje të mitur.
Logopedi Fazliu nga Gjilani, e ofendon e abuzon 5-vjeçaren gjatë një seance. Familja e vajzës pas dëgjimit të incizimit e kanë sulmuar fizikisht logopedin
Megjithatë, gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija, ka bërë të ditur se sjellje të tilla logopedi kishte pasur më herët. E jo që nuk u dënua, por Shërbimi Spitalor Klinik e bëri atë shef të logopedëve.
Postimi i plotë i Vitijës, pa ndërhyrje:
Iljasa Fazliu nuk e ka sefte me rastin e 5-vjeçares, sjellje te ngjashme ka pasur ne te kaluaren edhe ndaj kolegeve ne klinike. Pavaresisht kesaj ai emerohet shef ne kete sherbim nga ud. drejtoresha e SHSKUK, te cilin vendim e merr vetem nje muaj pasi u be vet ud. Dhe kur pyetet per kete pergjigjet me “Tung”. Kjo eshte shqetesuese se kah po shkon institucioni i SHSKUK-se?! Kah ja keni qit rrethin kshtu? A ju ka dal doresh e po e mbroni gabimin e juaj!