Imami i njohur me kritika ndaj një pjese të myslimanëve, i merr shembull shtetet e fuqishme!

Imami i njohur me kritika ndaj një pjese të myslimanëve, i merr shembull shtetet e fuqishme!

Imami i njohur botëror, Abdul Fattah Moro, ka kritikuar një pjesë të myslimanëve që kanë ngecur prapa me lexim. Në një fjalim, ish-myftiu i Tunizisë u jep mesazh myslimanëve se si është e mundur të jenë njësoj sikurse Japonezët dhe Amerikanë, të cilët thotë se kanë mësuar të lexojnë, shkruajnë dhe të kryejnë punët me saktësi e disciplinë, kurse, vijon ai, myslimanët nuk prodhojmë asgjë!

Ndër të tjera, ai thotë se myslimanët nuk kanë asnjë universitet prestigjioz që prodhon kuadro të ndritura për ta shtyrë botën para, dëgjohet në videon e publikuar nga “FolTash”.

” Përsëri i ngrisni duartë dhe thoni “O Zot ndihmoje islamin dhe myslimanet. T’u ndihmoj kundër kujt dhe pse? S’ka ndihmë nga Zoti për injorancën. 30% e myslimanëve nuk shkruajnë e as nuk dinë të lexojnë”, ka deklaruar ai.

“Arabi lexon 0.79 muaj, mesatarisht 3 – libra në vit, kurse Japonezi lexon 80 libra në vit. E si është e mundur të jenë njësoj sikurse Japonezi dhe Amerikani të cilët kanë mësuar të lexojnë, shkruajnë dhe të kryejnë punët me saktësi dhe disiplinë? Ata e kanë ndërtuar jetën e tyre me disciplinë e korrektësi, kurse ne jetojmë me emocione dhe hamendje, ka thënë ai.

Hoxha mesazh muslimanëve: Si është e mundur të jem njësoj sikurse Japonezi dhe Amerikani të cilët kanë mësuar të lexojnë, shkruajnë dhe të kryejnë punët me saktësi dhe disiplinë, kurse ne nuk prodhojmë asgjë

Hoxha mesazh muslimanëve: Si është e mundur të jem njësoj sikurse Japonezi dhe Amerikani të cilët kanë mësuar të lexojnë, shkruajnë dhe të kryejnë punët me saktësi dhe disiplinë, kurse ne nuk prodhojmë asgjëPosted by Foltash on Monday, April 19, 2021

Related Articles