Imami Jashari për deklaratën e Shefqet Krasiqit ndaj Shkurte Fejzës: Hoxha edhe 10 kapuça me i pas s’e di kush shkon në “xhehnet”

Imami Jashari për deklaratën e Shefqet Krasiqit ndaj Shkurte Fejzës: Hoxha edhe 10 kapuça me i pas s’e di kush shkon në “xhehnet”

Hoxhë Bekim Jashari ka komentuar deklaratën e hoxhë Shefqet Krasniqit në lidhje me komentin e tij ndaj këngëtares Shkurte Fejza.

Kujtojmë se hoxhë Krasniqi kishte pohuar se “Shkurta ka me vdek si unë, edhe hiç larg se ka se i ka bë do vjet të mira, e kur të vdes pastaj fama nuk të kryen punë, leku nuk të kryen punë, asgjë pos veprave të mira”.

Por, për këtë hoxhë Bekim Jashari tha” “Ku e dimë ne, ajo është kompetencë e Zotit”, tha hoxha Jashari në Frontal në T7.

“Kush shkon në xhehnet e kush në xhehenem, asnjë njeri në tokë nuk e di. Le të jetë çfarëdo hoxhe, me 10 kapuça me kanë nuk e din”, tha ai.

“Ata që paraqiten shumë pranë krijuesit është mirë me i këqyr vetëm punët e veta”, shtoi ai.

Related Articles