Imami Labinot Maliqi, ka reaguar në lidhje me lajmin se do të vendoset teleferiku në Kalaja e Prizrenit.
Ai tha se është lajm i mirë por se kalaja do të jetë e magët deri sa asaj ti rikthehet xhamia, themelet e saj që edhe sot i shohim, dhe janë argument për ekzistencën e saj të mëhershme.
Ai u ka bërë thirrje Komunës së Prizrenit dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Infrastrukturës, që gjatë këtij viti t’ia rikthejnë xhaminë Kalasë së Prizrenit. /Gazeta Enigma/