Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 8 maj 2025, një qytetar ka dorëzuar në Stacionin Policor në Junik një kuletë të gjetur, në të cilën ndodheshin para të gatshme dhe dokumente personale.
Sipas komunikatës zyrtare, qytetari Imer Krasniqi, imam nga Juniku, kishte gjetur kuletën në qytetin e Junikut dhe menjëherë e kishte dorëzuar atë në polici. Në kuletë ndodheshin 1,300 euro si dhe dokumente personale të pronarit.
Policia, pas procedurave të nevojshme, ka arritur të identifikojë dhe kontaktojë personin të cilit i kishte humbur kuleta. I njëjti është ftuar në stacionin policor dhe i janë kthyer të gjitha sendet e humbura – përfshirë të hollat dhe dokumentet.
Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarin Imer Krasniqi për veprimin e tij dhe për nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare që ka treguar, duke e cilësuar këtë rast si shembull pozitiv për komunitetin.