Imami nga Prishtina apel: Investuat 1 muaj në Ramazan, vazhdoni me punë të mira e mbara

Imami nga Prishtina apel: Investuat 1 muaj në Ramazan, vazhdoni me punë të mira e mbara
Sot besimtarët myslimanë festojnë Bajramin.

Imami Fadil Musliu nga Prishtina, në një intervistë për lajmi.net ka apeluar tek besimtarët që veprat e mira t’i vazhdojnë edhe pas Bajramit.

Ai ka thënë se njerëzit duhet të vazhdojnë vetëm me punë të mira dhe të mbara.

Zoti shikon besimtarët myslimanë dhe u thotë jeni të falur. Pas këtij investimi 1 mujor, nuk ja vlen tjetër pas Ramazanit, pos të vazhdojmë me punë të mira dhe të mbara. Sicc jemi bashkuar në sofrat e iftarit dhe syfyrit, të jemi bashkë me njëri tjetrin, ta vizitojmë njëri tjetrin, dhe t’i japim njëri tjetrit edhe pas Ramazanit. Nuk përfundon lidhja me Zotin”, thotë Musliu.

Related Articles