Zëvendësdrejtoresha e Institutit të Mjekësisë Ligjore, Flutura Goga-Bajrami, ka folur për rastin e personit që dyshohet se ka humbur jetën nga fatkeqësia natyrore ditën e djeshme.
Ajo ka thënë se e kanë pranuar rastin por që nuk ka dhënë kohën se kur do të dalë rezultati, me arsyen që rastet për obduksion kërkojnë kohë, pasi vetëm analizat e përcaktuara për autopsi, sipas saj, i kërkojnë 7 ditë kohë.
Këto deklarata, Goga-Bajrami i ka bërë në emisionin “News Talk” me Dafina Latën në Klan Kosova FM.
Zëvendësdrejtoresha e IML-së ka treguar edhe për rastet që i pranojnë nga prokuroria, që njihen si raste të dyshuara të vdekjes.
Vetëm gjatë periudhës së këtij fillimviti e deri më tani janë pranuar 177 raste për obduksion. Ndërsa, brenda një viti, ky institut i pranon afër 400 raste.