Gjithandej vendit sot qytetarët e të gjitha moshave kanë dalë në rrugë për të festuar përvjetorin e 16 të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Festimi me sirena të veturave e flamuj është i zakonshëm në çdo festë të shqiptarëve.
Kështu po festojnë edhe sonte, por një incident ka ndodhur në qytetin e Ferizajt ku disa të rinj e kanë pësuar keq pasi kishin hipur mbi një furgon, i cili ishte në lëvizje.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes në momentin kritik, i cili mund të përfundonte keq për të rinjtë, pasi kishte rrezik edhe të shkelen me veturë.
Të gjithë situatën e kanë menaxhuar shpejt, pasi brenda pak sekondash katër të rinjtë janë çuar nga toka dhe kanë hipur sërish në automjet.