Angelo Narvaez pësoi një përplasje të dhimbshme në debutimin e skejtbordit në histori, pasi është sporti më i ri i implementuar, por edhe i njohur si i tillë.
Skejtbordi është një nga pesë sportet e reja që futen në Lojërat Olimpike, duke sjell një eksperiencë të re.
Narvaez ishte një ndër favoritët për të fituar medalje, por nisja e tij nuk mund të ishte më e keqe dhe e dhimbshme në raundin e parë paraelimiator.
Sportisti rrëshqiti mbi një parmak, e më pas kur ra në tokë sipër skejtbordit, për të mos arritur që të mbante ekuilibrin, duke u përplasur me një shtyllë.