Derbi mes Tiranës dhe Partizanit që përfundoi me rezultatin 1:1.
Ndeshja spektakolare u zhvillua të dielën mbrëma në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Rivaliteti i madh mes dy tifozerive kryeqytetase në Tiranë u shfaq edhe pas ndeshjes në afërsi të stadiumit.
Anëtarë të “Tirona Fanatics” dhe “Ultras Guerrils” u përleshen mesvete, ku u hodhën gjësende drejtuar njëra-tjetrës.
Prezent ishin edhe pjesëtarë të Policisë së Shtetit të cilët intervenuan për të qetësuar situatën dhe shpërndarë tifozët e përfshirë.
Në rrjetet sociale janë publikuar edhe pamje nga përleshja jashtë stadiumit.
Për t’i parë pamjet klikoni KËTU.