Ditë më parë është raportuar se këngëtari i njohur Noizy dhe disa persona të tjerë janë përfshirë në një rrahje në një klub të Pejës.
Disa personave si pasoj e këtij incidenti iu desh të merrnin tretman mjekësor.
Muhamed Iseni, emër i njohur për publikun, është vetdeklaruar si i rrahur në këtë incident.
Për tërë rastin nuk ka ndonjë të arrestuar.
Gazeta Enigma ka kontaktuar me zëdhënësin e Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, i cili ka ftuar qytetarët që të japin informacione mbi vendndodhjen e të dyshuarëve.
“Nuk është paraqitur përkundër premtimeve që ka pas avokati i tij se do të paraqitet, nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim dhe për këtë çështje i bëjmë apel këngëtarit dhe gjithë personave të përfshirë në këtë vepër penale që të paraqiten tek organet hetuese. Përndryshe kërkojmë edhe ndihmën e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, veçanërisht kushdo që ka informata për vendndodhjen e tyre të bashkëpunojë ngushtë me policinë dhe prokurorinë dhe ju garantojmë që emri i tyre do të jetë konfidencial ne na duhen vetëm informata”, tha Nikçi për Gazeta Enigma.