Incidenti në Prishtinë: Dyshohet për rrahje ku të përfshirë ishin tifozët e Feyenoord

Incidenti në Prishtinë: Dyshohet për rrahje ku të përfshirë ishin tifozët e Feyenoord

Disa incidente janë raportuar sonte në Prishtinë, ku ka pasur edhe të arrestuar.

Fillimisht, nga fishekzjarret e hedhura në kryeqytet u dyshua për gjuajtje me armë.

Mirëpo, nga informacionet tjera po del të ketë pasur përleshje ku të përfshirë dyshohet se kanë qenë tifozët e 15-herë kampionit holandez, Feyenord, ekip ky që sonte u ndesh me Dritën e Gjilanit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë përgjigje ndaj kërkesës për detaje në lidhje me rastin.

Related Articles