Incidenti në veri, flasin nga Policia

Incidenti në veri, flasin nga Policia

Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë të Veriut pas përfundimit të aktivitetit kulturor “Mitrovica Jazz Days”, për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike.

Rasti ka ndodhur pas përfundimit të performancës muzikore në sheshin “Car Lazar”, ku Policia ndërhyri për të menaxhuar situatën.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, e ka konfirmuar rastin.

Lidhur me këtë, Elshani tha se njërit prej të përfshirëve i është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje për sulm verbal dhe më pas është liruar, ndërsa personi tjetër është ndaluar për 48 orë.

“Njërit ju ka shqiptu tiketë për kundërvajtje sulm verbal dhe është liruar, ndërsa tjetri pas intervistimit dhe shikimit të incizimeve është ndaluar 48 orë për kanosje”, tha ai për Sinjalin.

Related Articles