Indi: Një grua vdiq nga COVID-19 pasi iu mor bombola e oksigjenit nga oficerët për t’ia dërguar një personi ‘VIP’

Indi: Një grua vdiq nga COVID-19 pasi iu mor bombola e oksigjenit nga oficerët për t’ia dërguar një personi ‘VIP’

Një grua në Indi ndërroi jetë pasi policia u akuzua se ia mori bombolën e saj të oksigjenit për t’ia dhënë një personi VIP mes mungesave akute dhe sistemit shëndetësor të mbingarkuar nga shpërthimi i COVID-19 në botë me rritjen më të shpejtë.

Një video e cila qarkulluar në mediet sociale tregon një burrë që qan dhe që iu lutet oficerëve në gjunjë jashtë një spitali privat në qytetin e Agra në Uttar Pradesh, transmeton Gazeta “Enigma”.

“Nëna ime do të vdesë nëse ia largoni cilindrin e oksigjenit”, i tha policisë Anmol Goyal, 22 vjeç derisa bombola po tërhiqej nga spitali të martën mbrëma.

Ai dhe vëllai i tij 17-vjeçar e kishin siguruar vetë oksigjenin pasi spitalit iu kishin mbaruar rezervat, duke e çuar atë në pavijonin e COVID-19 dhe duke e vendosur pranë shtratit të nënës së tyre.

Related Articles