India nis operacion ushtarak kundër Pakistanit

India nis operacion ushtarak kundër Pakistanit

India ka konfirmuar se ka nisur operacion ushtarak kundër Pakistranit, duke goditur “infrastrukturën terroriste” në Kashmirin e administratuar nga Pakistani.

Ky është një përshkallëzim i madh i tensioneve mes dy vendeve fqinje, raporton “CNN”.

“Këta hapa vijnë pas sulmit barbar në Pahalgam, ku u vranë 25 qytetarë indianë dhe një shtetas nepalez,” – thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes së Indisë, duke iu referuar një sulmi muajin e kaluar ndaj turistëve në Kashmirin e administruar nga India.

“Veprimet tona kanë qenë të fokusuara, të matur dhe të paeskaluara në natyrë. Asnjë strukturë ushtarake pakistaneze nuk është vënë në shënjestër. India ka treguar përmbajtje të konsiderueshme në përzgjedhjen e objektivave dhe në mënyrën e ekzekutimit” – thuhet tutje në këtë deklaratë.

Related Articles