Indonezia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Indonezia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Indonezia është goditur nga një tërmet i fuqishëm.

Sipas Qendres gjermane për Hulumtime dhe Gjeoshkencë, fuqia e dridhjeve të tokës ishte 6.2 ballë të Rihterit.

Por, sipas Agjencia Gjeologjike e Indonezisë bëri të ditur se shkalla e tërmetit ishte 5.9 ballë.

Reuters shkruan se nuk ka paralajmërime për cunami.

Tërmeti është regjistruar në pjesën veriore të ishujve Maluku.

Thellësia e dridhjeve ishte 168 kilometra.

Banorët në Manado kanë thënë se është ndier dridhja dhe ka pasur panik.

Në një video që është publikuar në rrjete sociale shihet një numër i banorëve duke dalë me vrap nga kinemaja.

Nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale.

Related Articles