Ligjvënësit indonezianë miratuan njëzëri një kod të ri penal gjithëpërfshirës të martën që kriminalizon seksin jashtë martesës.
Një pjesë e ndryshimeve, për disa është kërcënim për të drejtat dhe liritë e njeriut në Indonezi, ndërsa kodi i ri i cili vlen për banorët vendas dhe turistët, ndalon bashkëjetesën para martesës, braktisjen dhe parashikon dënime për fyerjen e presidentit ose shprehjen e pikëpamjeve në kundërshtim me ideologjinë kombëtare.
“Të gjithë kanë rënë dakord të ratifikojnë (draft ndryshimet) në ligj,” tha ligjvënësi Bambang Wuryanto, i cili drejtoi komisionin parlamentar përgjegjës për rishikimin e kodit të epokës koloniale, për të cilin tha se “kodi i vjetër i përket trashëgimisë holandeze dhe nuk është më i rëndësishëm.”
Në një konferencë shtypi të martën, Ministrja e Ligjit dhe të Drejtave të Njeriut Yasonna Laoly tha se nuk ishte e lehtë për një vend multikulturor dhe multietnik të bënte një kod penal që “përshtat të gjitha interesat”.