Infektologu, Salih Ahmeti dhe urologu, Bashkim Gllareva kanë vizituar ish Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe ish kryeparlamentarin Kadri Veselin në Hagë.
Urologu përmes një postimi në facebook kanë njoftuar se sot gjatë ditës kanë qëndruar në Hagë për të vizituar ish krerët e shtetit.
Sipas Gllarevës Thaçi dhe Veseli kanë sakrifikuar për Kosovën dhe ende janë duke sakrifikuar.
“Kështu i njohim dhe kështu po vazhdojnë të qëndrojnë edhe në këtë vend të huaj, ku padrejtësisht po mbahen. Dinjitetshëm, UÇK-në tani po e mbrojnë edhe në Hagë”, ka shkruar ai në facebook.
Gjatë vitit 2020 Gllareva e pati trajtuar ish Presidentin Thaçi duke ia larguar gurët në veshkë.
Postimi i plotë:
Nuk u dorëzuan dhe nuk u ndalën. Rezistuan, punuan dhe e krijuan UÇK-në. E rritën, luftuan dhe u bënë çlirimtarë.
Për UÇK-në, për lirinë dhe popullin tonë, për të kaluarën, të tashmen e të ardhmen e Kosovës, ata ende po sakrifikojnë.
Zemërluanë dhe të pathyeshëm!
Kështu i njohim dhe kështu po vazhdojnë të qëndrojnë edhe në këtë vend të huaj, ku padrejtësisht po mbahen. Dinjitetshëm, UÇK-në tani po e mbrojnë edhe në Hagë!
Sa të ketë jetë mbi tokën e Kosovës, përjetë do u jemi mirënjohës.
Krenar me veprën, idealet dhe virtytet tuaja. Krenar me JU, çlirimtarë!
Shqiptarët, kudo që janë, krahëhapur po ju presin!