Infermierja Aurona Pelaj ka deklaruar në Policinë e Kosovës se të moshuarën e sulmoi në vetëmbrojtje.
Sipas saj, ka qenë e moshuara ajo që e ka sulmuar e para.
Lidhur me këtë deklaratë, Zhaneta – vajza e viktimës, thotë se aty nuk bëhet fjalë për vetëmbrojtje por ka qenë “dhunë e drejtëpërdrejtë”.
“Ka raste kur janë të dhunshëm, por këta si infermierë duhet me dit me u mbrojtë. Aty nuk ke vetëmbrojtje, aty ke dhunë drejtëpërdrejtë, ato po bënin skeq”, tha ajo në RTV Dukagjini.