Iniciativa e drejtorit për pastrim që e bëri “xixë” shkollën, ja si u shndërrua ajo

Iniciativa e drejtorit për pastrim që e bëri “xixë” shkollën, ja si u shndërrua ajo

Pas një iniciative të cilën e nisi drejtori i Shkollës Fillore “Liria” në Pogragjë, Avdil Islami, për dy ditë radhazi u bë pastrimi gjeneral i shkollës në ambientin e jashtëm dhe të brendshëm, raporton Gazeta “Enigma”.

Në pastrim ndihmuan përpos drejtorit, edhe mësimdhënësit, punëtorët teknik të shkollës si dhe pjesëtar të komunitetit të kësaj zone.

Drejtori i shkollës, Avdil Islami, në një deklarim për Enigmën tha se e mori këtë nisëm pasi konsideron se i gjithë procesi mësimor në shkollë varet nga pastërtia si brenda shkollës, ashtu edhe jashtë saj.

“Ideja për të bërë pastrimin gjeneral të shkollës erdhi nga ajo se mbarëvajtja e procesit mësimorë në shkollë në masë të madhe varet edhe nga pastërtia e mjediseve brenda dhe jashtë saj”, tha ai. Ai po ashtu njoftoi se për dy ditë rresht nga ora 08:00 deri 19:00 është bërë pastrimi dhe dezinfektimi gjeneral i shkollës me makinë me avull deri 180 grad celsius. / Gazeta Enigma.

Related Articles