Deri para pak dite kjo shpallje e nxiti kurreshtjen e pensionistëve në Prizren.
E vendosur në vendin ku frekuentohet shumë nga kjo kategori, dikujt edhe ia mbushi mendjen për ta rritur pensionin.
Me shpresë se do të marrin nga 500 euro në muajt, siç u premtonin disa persona që veten e quanin avokat, edhe i bënë gati dokumentet për t’i dorëzuar.
Këta avokat u kishin premtuar se, për një pagesë prej 20 eurove, do t’i fitojnë rastet bazuar në një nen të ligjit për paga.
Atyre i kishte besuar edhe një përfitues I pensionit të veteranëve nga Malisheva të cilit I janë kërkuar vetëm 3 euro shërbim.
Ai tashmë i ka bërë gati dokumentet të cilat do t’I dorëzoj të hënën në komunë.
Ekipi i Klanit bashkë me të shkoi tek shtëpia e njërit prej personave që ia kishte ofruar këtë shërbim, por ai nuk pranoi të flet me gazetarin e televizionit. Kjo i ngjalli dyshimet veteranit të UÇK-së, megjithatë ai do të dorëzoj dokumentet sic I është premtuar.
Por, ka edhe të tillë që nuk u bvesojnë këtyre premtimeve, sikurse ky zotëriu nga Prizrenit.
Për këtë rastë kanë reaguar edhe nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, të cilët përmes njoftimi në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimit nga disa persona të papërgjegjshëm.