Ilir Daja fitoi për herë të dytë rresht titullin kampion në Superligën e Kosovës, ku me Ballkanin arritën të ngrejnë lartë trofeun. Por duket se në Kosovë jo të gjithë e duan. Një deklaratë e ish-trajnerit, Ismet Munishit bëri bujë të madhe, teksa e kosideroi Dajën një “palaço” dhe hajn!
“Me buxhetin që ka, Ballkani është dashur të dalë kampion 20 pikë përpara të gjithëve”, e keni bërë Ilir Dajën sikur të jetë Guardiola, është një trajner që dështon në çdo merkato, është palaço ose hajn” do të shprehej Munish në një emision televiziv.
Por tashmë ka ardhur një reagim nga menaxheri i njohur, i cili ka komentuar në postimin e bërë nga “Shkodra Sport”. Menaxheri i njohur shkodran, Dritan Gjyrezi ka theksuar se xhelozia e tepruar pëfundon në injorancë dhe Dajën duhet ta urojë për titullin e fituar.
“Xhelozia e tepruar shpeshherë përfundon në injorancë dhe injoranca të bën qesharak. Urije Ilir Dajën për titullin kampion dhe leji budallalliqet e tjera”, ka komentuar Gjyrezi.