Mëngjesi i së hënës nisi me arrestimin e 50 zyrtarëve shtetërorë që po punonin në pikat kufitare Qafë Prush e Qafë Morinë.
Ata u dërguan fillimisht në Stacionin e Policisë në Gjakovë ku u intervistuan e më pas me transport të organizuar e të prangosur u transferuan për në Prishtinë.
Të arrestuarit, ishin pjese e një hetimi që IPK-ja e zhvilloi me Prokurorinë Speciale për rreth një vit.
Ata momentalisht janë suspenduar nga puna./Gazeta Enigma/