Inspektorati gjobit RTK-në me 2 mijë euro, shkak parregullsitë në konkursin për gazetarë

Inspektorati gjobit RTK-në me 2 mijë euro, shkak parregullsitë në konkursin për gazetarë

Inspektorati i Punës ka gjobitur Radiotelevizionin e Kosovës (RTK), prej 2 mijë eurosh, pas ankesave të dy kandidatëve pjesëmarrës në konkursin për gazetar/redaktor.

Kështu ka bërë të ditur Sindikata e pavarur e RTK-së përmes nëj komunikate për media.

“Gjobat ndaj RTK-së nuk kanë të ndalur. 2 mijë euro gjobë për paligjshmërinë në konkursin për Gazetar/Redaktor në ueb faqe. Vendimet janë marr pas ankesave të dy kandidatëve pjesëmarrës në konkurs: 01 NR.25-147/2023 dhe 01 Nr.25-148/2023”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, në vendimin e Inspektoratit thuhet se RTK obligohet që në afat prej 8 ditësh ta paguajë dënimin e shqiptuar, në të kundërtën do të iniciohet procedurë përmbarimore.

“Vetëm brenda gjashtë muajve Inspektorati i Punës ka gjobitur RTK-në së paku pesë herë… RTK që prej themelimit të saj nuk është gjobitur asnjëherë më shumë se sa për këta gjashtë muaj. Gjobat janë treguesi më i mirë i asaj që në vazhdimësi po e potencon Sindikata, se në RTK po punësohet paligjshëm, po degradohet paligjshëm, po avancohet paligjshëm”, thuhet po aty.

Related Articles