Inspektorati i Tregut ka bërë kontrolle të ndryshme në 55 operatorë ekonomik si dhe ka shqyrëtuar 98 ankesa të konsumatorëve. Ndër vendimet e marra nga Inspektorati pas këtyre inspektimeve kanë vendosur që të ndalohet edhe ekspozimi i cigareve elektronike.
Poashtu Inspektorët e Tregut kanë vendosur për ndalimin e importimit të 200 kositëseve të barit me rrymë me origjinë nga Kina, për shkak se të njëjtat nuk i kanë plotësuar kërkesat ligjore të sigurisë dhe si të tilla nuk mund të vendosen në treg për konsumatorët.
Gjithashtu është ndaluar ekspozimi i cigareve elektronike, është bërë mbikëqyrja e tregtisë dhe cilësisë së naftës e vajrave motorike, është bërë verifikimi i produkteve për përmbushje të standardeve dhe të sigurisë.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka thënë se Inspektorati javën e kaluar ka kryer 55 kontrolle tek operatorët ekonomikë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, si dhe janë shqyrtuar 98 ankesa të konsumatorëve.
“Me qëllim të analizimit të cilësisë së produkteve të naftës janë marrë 30 mostra për testim në laboratorët e akredituar. Verifikimi i peshës së bukës dhe sasisë së naftës, po ashtu kanë qenë në fokus të inspektorëve, që është bërë në bashkëpunim me Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës, që funksionin në kuadër të MINT”, ka thënë MINT.
Inspektorët kanë vazhduar edhe me monitorimin e rregullt të çmimeve të produkteve të naftës nëpër pikat shitëse me pakicë.