Inspektorati sërish në Theth, shemben 35 objekte të tjera pa leje

Inspektorati sërish në Theth, shemben 35 objekte të tjera pa leje

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është rikthyer sërish në Theth, për shembjen e 35 objekteve të tjera pa leje. 

Ky është aksioni i dytë i zhvilluar në këtë zonë, pas atij të muajit korrik, kur u prishën rreth 70 ndërtime të tjera.

Thethi, i shpallur park kombëtar dhe një ndër destinacionet kryesore turistike të veriut, është prej kohësh në vëmendjen e autoriteteve për shkak të ndërtimeve pa leje.

Related Articles