Inspektorët në aksion kundër shitësve ambulantë në Pejë

Inspektorët në aksion kundër shitësve ambulantë në Pejë

Sot rreth orës 10:00, në rrugën “Qarshi e Gjatë” në Pejë, Stacioni Policor Pejë në bashkëpunim me inspektorët e Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka zhvilluar një aksion kundër tregtisë ilegale.

Në dy lokacione të ndryshme janë hasur dy shitës ambulantë duke tregtuar mallra pa leje. Nga ana e inspektoratit janë konfiskuar 31 briskë dhe 9 boksa të hekurit.

Sipas Policia e Kosovës, ndaj personave të përfshirë do të vazhdojnë procedurat ligjore në përputhje me ligjin.

Related Articles