Inspektorët komunal në Fushë-Kosovë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë filluar një aksion për lirimin e trotuareve nëpër rrugët e këtij qyteti, raporton teve1.info
Sipas pamjeve të publikuara nga Teve1, inspektorët po largojnë nga trotuaret pengesa të ndryshme të cilat janë vënë paligjshëm para lokaleve apo hyrjeve të ndryshme.