Nga Inspektorati i Punës kanë thënë që inspektorët në pjesën veriore nuk kanë nxjerrë asnjë raport zyrtar.
Në vendngjarje ku Policia e Kosovës dy muaj më parë organizoi një aksion, ndodhej edhe një inspektor i punës.
Por, jo për të kryer përgjegjësitë e tij.
Sreçko Sofronijeviç, iu kishte bashkuar serbëve lokalë të cilët po kundërshtonin luftimin e kontrabandës në veri.
Por, aq aktiv sa në protesta, nuk është në kryerjen e detyrës zyrtare.
Ky, bashkë me disa inspektorë të punës në veri, nuk kanë përpiluar asnjë raport zyrtar gjatë këtij viti.
Ndonëse problemet logjistike që kishin u mënjanuan, as kjo nuk ndikoi në performancën e tyre.
Qytetarët thonë t’i kenë parë për herë të fundit inspektorët në terren, para disa muajsh.
Por sipas tyre, të njëjtit ishin zmbrapsur menjëherë.
Për këto telashe, janë të njoftuar edhe nga Inspektorati i Punës, të cilët paralajmërojnë masa.
Millaku tregon që performanca jo e mirë e tyre, po ndikon negativisht në punën e inspektoratit.
Këtë situatë e sheh si problematike edhe Jusuf Azemi nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat.
Azemi thotë se fillimisht masa duhet të mirren ndaj inspektorit, i cili gjatë orarit të punës, ishte pjesë e protestës.
Inpsketorati i Punës përballet me mungesë inspektorësh në nivel qendror, ku konsiderohet që krahasuar me vëllimin e punës, ky numër është shumë i vogël./Gazeta Enigma/