Instagrami bllokohet në Rusi

Instagrami bllokohet në Rusi

Qasja në Instagram në Rusi është kufizuar për shumë përdorues. Qeveria njoftoi qytetarët më herët gjatë ditës se shërbimi nuk do të jetë i disponueshëm pas vendimit të rregullatori të internetit, Roskomnadzor.

Vendimi vjen pasi Meta, kompania mëmë e Instagramit, i ka lejuar përdoruesit në Ukrainë të postojnë mesazhe anti-ruse si “vdekje pushtuesve rusë”.

Një mesazh me email nga rregullatori shtetëror i komunikimit u tha përdoruesve që të fshini fotot dhe videot e tyre nga Instagram para se të mbyllej dhe i inkurajoi ata të kalonin në “platformat konkurruese të internetit” të Rusisë.

Masa të ngjashme janë marrë edhe kundër Twitter-it dhe Facebook-ut, raporton Guardian, përcjell Gazeta Enigma.

Related Articles