Instagram ka lansuar një veçori të re të quajtur Remix, e cila ofron një mënyrë shumë të lehtë për të kapur videon tuaj Reels së bashku me videon nga një përdorues tjetër. Opsioni është i ngjashëm me opsionin ekzistues ‘Duet’ të TikTok.
Në TikTok, duetet janë një pjesë kryesore që e bën aplikacionin të ndihet më shumë si një rrjet social. Përdoruesit përdorin ‘Duet’ për të kënduar, luajtur, ose vepruar me videon e një përdoruesi tjetër.
Pra Instagram Remix është hapi i parë drejt ndryshimit të këtij perceptimi, duke u ofruar krijuesve të rinj të paktën një mundësi të rëndësishme për t’u angazhuar dhe bashkëpunuar me njëri-tjetrin. /Telegrafi/