Institucionet e Kosovës u japin ujë të pijshëm banorëve serbë në veri, pas shpërthimit

Institucionet e Kosovës u japin ujë të pijshëm banorëve serbë në veri, pas shpërthimit

Banorët e komunitetit serb në lagjet veriore në Mitrovicë, po ndihmohen nga institucionet e Kosovës.

Për këtë kanë dalë Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, Komuna dhe KEK-u, raporton KosovaPress, përcjellë Gazeta Enigma.

Qytetarëve atje u është ofruar edhe ujë i pijshëm, pas ndërprerjes së furnizimit si rezultat i shpërthimit që ndodhi mbrëmjen e së premtes në “Ibër-Lepenc”.

Gjatë ditës ekipet që po ofrojnë ndihmë i ka vizituar edhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Related Articles