Instruktori 70-vjeçar i autoshkollës në Prishtinë ngacmon seksualisht 22-vjeçaren gjatë vozitjes

Instruktori 70-vjeçar i autoshkollës në Prishtinë ngacmon seksualisht 22-vjeçaren gjatë vozitjes

Në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, një instruktor i një autoshkolle po dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një kandidate.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se i dyshuari është i  moshës 70-vjeçare, instruktor në një autoshkollë, pronë e tij, ku viktima (22-vjeçare) ishte regjistruar për marrjen e patentë shoferit.

Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur gjatë kohës sa viktima ishte duke i zhvilluar orët e vozitjes dhe ndodhej bashkë me të dyshuarin në veturë, kur u përball me veprimet e tij të tmerrshme.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se instruktori i dyshuar fillimisht e ka prekur me duar, pa dëshirën e saj, e më pas është kapur në flagrancë nga vajza duke e filmuar me telefonin e tij.

Kjo situatë e alarmoi viktimën, e cila kërkoi ndihmën e Policisë, duke e raportuar rastin.

Pasi Policia është vënë në dijeni, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe është siguruar prezenca e të dyshuarit.

I njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ndër të tjera ka deklaruar se nuk ka pasur ndonjë qëllim të caktuar.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Ngacmim seksual”.

Related Articles