Tifogrupi i Dritës “Intelektualët” kanë dhënë detaje rreth udhëtimit në drejtim të Prishtinës për ndeshjen e kthimit kundër Royal Antwerp, në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Drita dhe Antwerp do të përballen të enjten mbrëma me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, e cila pritet të jetë e mbushur plot me tifozë.
Tifogrupi gjilanas ka njoftuar anëtarët se grumbullimi i tyre para udhëtimit do të mbahet nga ora 17:30 tek salla e sporteve “Bashkim Selishta” teksa rrugën për kryeqytet do ta marrin nga ora 18:00.
Njoftimi i plotë:
Nesër shkojmë n’Prishtinë!
Ndeshja e madhe erdhi. Na ndan vetëm një ditë, nga një tjetër faqe e historisë, për familjen dhe komunitetin tonë Bardhë dhe Kaltër. Nesër udhëtojmë masivisht drejt kryeqytetit, në mbështetje të Dritës tonë të madhe, që do të shëndritë përsëri.
Mblidhemi në ora 17:30 te salla e sporteve, nga ku nisemi në ora 18:00 për te stadiumi ‘Fadil Vokrri’. Lusim të gjithë tifozët të respektojnë oraret.
Vazhdon edhe shitja e biletave, në dy lokacione. Për ata që ende nuk e kanë blerë biletën, ju rikujtojmë se Intelektualët vendosen në tribinën veriore!
Intelektualët kërkojnë impenjim të plotë nga të gjithë antarët dhe tifozët në ditën e ndeshjes, për një përkrahje të zjarrtë ndaj klubit dhe një paraqitje sa më dinjitoze në nivelet evropiane. Të bashkuar, nuk do e ndalim këngën për më shumë se 90 minuta!
FC DRITA – Royal Antwerp
E Enjte, ora 20:00
Jetojmë Për Ty ~ Fito Për Ne.
a