Tifogrupi i Dritës, “Intelektualët” kanë vazhduar iniciativën e tyre për të ndihmuar familjet nevojtare para çdo feste.
Tifozeria “bardhekaltër” kësaj radhe, në prag të festës së Fitër Bajramit kanë ndihmuar 14 familje në nevojë në qytetin e Gjilanit.
Ata u kanë dërguar gjëra ushqimore, veshmbathje e gjëra të tjera 14 familjeve në fjalë.
Lajmin e bënë të ditur vetë tifogrupi përmes një postimi në faqen zyrtare.
“Sot u ndihmuan 14 familje për nder të festës se Fitër Bajramit. Faleminderit të gjithë tifozëve që kontribuan në iniciativën tonë që është bërë tanimë tradicionale”, thuhet në postimin e faqes zyrtare të “Intelektualëve”.
“Intelektualët” përveç që njihen si një nga tifozeritë më të zjarrta në Kosovë, ata njihen për iniciative humane, sikur kjo sot në Gjilan.