Sipas eksperti i sigurisë kibernetike, Mikko Hypponen, inteligjenca artificiale do ta revolucionarizoj fushën e mjekësisë, raporton Gazeta “Enigma”.
Kjo sipas tij do të ndodh pasi mjekët do të jenë në gjendje t’i diagnostikojnë pacientët dhe të vendosin për terapitë me ndihmën e këtyre sistemeve.
“Doktorët trajnohen me dekada dhe pastaj lexojnë mijëra libra për të provuar që të kuptojnë dhe të mbajnë mend sa më shumë që është e mundur lidhur me shëndetin, por ata kanë limite e dini njerëzit nuk mund të mbajnë mend gjithçka, kompjuterët munden, pra imagjinojeni doktorët duke punuar së bashku me sistemet e inteligjencës artificiale me sisteme kompjuterike të cilat e diagnostikojnë një pacient, bëjnë foto, flasin me pacientin, shikojnë teste të gjakut dhe pastaj diskutojnë me një ndihmës që është AI i cili ka lexuar çdo libër të mjekësisë në histori, në çdo gjuhë, duke përfshirë të gjitha hulumtimet e fundit madje edhe hulumtimet e publikuara dje, ky qartësisht do të ishte një doktor superior, jo AI i vetëm, jo njeriu i vetëm, por së bashku”, tha Hypponene në Rubikon të Klan Kosovës.
Hypponen tha se shëndetësia nuk është fusha e vetme e cila do ndryshojë falë inteligjencës artificiale, ai tha se çfarëdo fushe që kërkon ekspertizë mund t’i zgjerojë aftësitë e veta duke përdorur sistemet e inteligjencës artificiale.
“Në të njëjtën mënyrë ne po shohim punë në fushën e mbështetjes teknike të cilat po automatizohen, të gjitha ata ‘chatbots’ kur ti shkon në një faqe kërkon ndihmë teknike dhe bisedon me dikë dhe ai nuk është njeri, është një sistem dhe është ndoshta një sistem edhe më i mirë se njeriu, sepse i mban mend të gjitha manualet, letrat, të gjitha elementet e një produkti dhe do të ketë mundësi të të jap udhëzime më mirë se një njeri, pra këto gjëra do të kenë mundësi ta zgjerojnë mënyrën se si ne i zgjidhim problemet tona”, tha Hypponen.