Shërbimet inteligjente ruse janë duke përgatitur një plan për demoralizimin e rezistuesve ukrainas, duke bërë ekzekutime publike.
Kështu shkruan redaktorja politike e Bloomberg, Kitty Donaldson, teksa thotë se ky medium ka biseduar me një zyrtar anonim të inteligjencës evropiane, ku tha se kanë zbuluar strategjinë ruse për demoralizimin e qytetarëve ukrainas, duke përfshirë këtu ndalimin e ukrainasve dhe kryerjen e ekzekutimeve publike.
“Agjencia ruse e Inteligjencës, Shërbimi Federal i Sigurisë, ka hartuar plane për ekzekutime publike në Ukrainë, pasi qytetet janë okupuar, sipas një zyrtari të inteligjencës evropiane”, ka shkruar Donaldson, transmeton Gazeta Enigma.
Tutje, ajo thotë se Agjencia ruse e Inteligjencës po planifikon kontroll të dhunshëm të organizatorëve të protestave, duke tentuar kështu demoralizimin e ukrainasve.
Kujtojmë se luftimet në Ukrainë kanë hyrë në ditën e tetë, teksa sot u mbajt rundi i dytë i bisedimeve me rusët, por pa rezultat për armëpushim të plotë, por palët u dakorduan që të hapët një korridor për civilët./Gazeta Enigma/