Inter–Barcelona, pubikohen formacionet zyrtare

Inter–Barcelona, pubikohen formacionet zyrtare

Interi pret sonte Barcelonën në stadiumin “Giuseppe Meazza”, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League, me fillim nga ora 21:00. Takimi pritet të jetë vendimtar për biletën drejt finales, pasi sfida e parë u mbyll me barazim dramatik 3-3.

Pak para fillimit të ndeshjes, janë publikuar formacionet zyrtare të të dyja skuadrave. Një lajm i mirë për Interin është rikthimi i Lautaro Martinez, i cili është rikuperuar dhe do të nisë si titullar që nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare janë si më poshtë:

Inter: Sommer, Dumfries, Bissek, Acerbi, Bastoni, Dimarco, Barella, Çalhanoğlu, Mkhitaryan, Martinez, Thuram.

Barcelona: Szczęsny; Martin, Iñigo, Cubarsí, Eric; Pedri, De Jong, Olmo; Raphinha, Ferran, Yamal.

Related Articles