Inter ka marrë tri pikë të rëndësishme ndaj Udinese.
Skuadra e Simone Inzaghi ka shënuar fitore 1:2 në udhëtim kundër skuadrës së Udinese.
‘Zikaltërit’ kaluan në epërsi qysh në minutën e 12’, me golin e shënuar nga kroati Ivan Perisic.
Kur po luhej minuta e 39’, sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 0:2, pasi paraprakisht humbi penalltinë.
Udinese ‘dridhi’ Interin me golin e minutës së 72’, të shënuar nga Pussetto, por megjithatë kampionët në fuqi ruajtën rezultatin.
Inter shkon në 75 pikë dhe mban distancën në vetëm 2 pikë me Milanin lidere. Udinese mbetet në 43 pikë për pozitën e 12.