Numër i madh i qytetarëve të moshës 75-79 vjeç të premten kanë pritur në radhë për të marrë vaksinën anti-Covdi në Qendrën e Vaksinimit në sallën “1Tetori” në kryeqytet.
Koordinatori i kësaj qendre, Niman Bardhi, në një konferencë për medie tha se ka një fluks të madh të të interesuarave për t’u vaksinuar.
“Është një fluks ku deri më tani janë të vaksinuar 170 persona, ku prej tyre me sëmundje kronike janë 154, ndërsa të tjerët janë profesionistët dhe grupmoshat tjera, përfshirë edhe 4 pacientë me dializë” .
“Gjithçka po ecë mirë, dhe akoma nuk kemi ndonjë shqetësim. Si shifër totale nga dita kur kanë filluar me të moshuarit dhe tani me të sëmurit kronik numri shkon 1 500”.
Deri në muajin Qershor, autoritetet shëndetësore të Kosovës pritet të i pranojnë edhe 100 mijë vaksina tjera të llojit Pfizer-BioNTech.