Interi dhe Fiorentina kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Serie A.
Nerazzurrët kanë lëshuar mundësi ideale për t’iu ofruar Milanit pasi kanë barazuar në shtëpi ndaj klubit Viola.
Pjesa e parë u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët edhe patën raste më të mira, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat.
Në fakt, Interi gjeti golin në minutën e 40-të me anë të Lautaro Martinez, po u anulua për pozitë jashtë loje dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat 0-0.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e hapur dhe me më shumë raste nga të dyja skuadrat, teksa nuk munguan as golat.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët, të cilët gjeten golin në minutën e 50-të me anë të Lucas Torreira, i cili shënoi për 0-1.
Interi u rikthye në lojë në minutën e 55-të me anë të Denzel Dumfries që shënoi me kokë dhe barazoi shifrat në 1-1.
Nga ky gol, vendasit u hodhën në sulm më të gjitha forcat në kërkim të fitore, por edhe përkundër disa rasteve shifrat mbeten të pandryshuara dhe ndeshja u mbyll me barazim.
Pas këtij barazimi, Interi mbetet në pozitën e tretë me 60 pikë apo tri më pak se Milani i pari, ndërsa Fiorentina zë vendin e tetë me 47 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Nerazzurrët udhëtojnë te Juventusi, teksa klubi Viola e pret Empolin.