Interi e ka harruar shpejt humbjen që e pësoi nga Lazio.
Të martën mbrëma Interi i është kthyer fitores në Serie A, duke e mposhtur Cremonesen me rezultatin 3:1.
Golin e parë për “zikaltrit” e shënoi Joaquin Correa në minutën e 12-të.
Për 2:0 u përkujdes Barrella me këtë supergol shtatë minuta para fundit të pjesës së parë.
Lautaro Martinezi realizoi golin e tretë në minutën e 76-të.
Golin e vetëm për Cremonesen e shënoi David Okereke në minutën e fundit.
Me nëntë pikë pas tri fitoreve, Interi zë vendin e dytë në tabelë. Cremonese është e parafundit. Ka katër humbje në po aq ndeshje.